FOTO/Aksioni nga RENEA dhe FNSH, kush ishte anëtari i grupit "Bajri" që u arrestua tek "Komuna e Parisit"

FOTO/Aksioni nga RENEA dhe FNSH, kush ishte anëtari i grupit "Bajri" që u arrestua tek "Komuna e Parisit"
Një aksion i gjerë në zonën e “Komunës së Parisit” ka çuar në arrestimin e një prej anëtarve të grupit “Bajri” i cilësuar si i shumëkërkuar.

Ai është Barush Bregu 33 vjeç, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e të riut që është prangosur mesditën e sotme.

Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë operacionit ‘Oaz’ ku u godit grupi ‘Bajri’ në banesën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Po gjatë operacionit  të ditës së sotme u arrestua në flagrancë dhe Bajram Çekorja 21-vjeç, banues në Shkodër për përkrahje të autorit. Dy të rinjtë u arrestuan në një banesë të marrë me qira te Komuna e Parisit.  Pas arrestimit mesditën e sotme në Tiranë të Bregut dhe shokut të tij, ata janë  transportuar në qytetin e Shkodrës dhe ditën e hënë do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Bregu dyshohet se ka dijeni për një serë ngjarjesh që kanë tronditur qytetin e Shkodrës në dy vitet e fundit. Burime pranë policisë pohojnë se operacioni ‘Kompleksi’ është në vijim.

Ndërhyrja e RENEA-s sot zgjati një orë dhe erdhi pas 10 ditësh vëzhgim.

Kujtojmë që grupi ‘Bajri’ u godit në shtator të vitit të kaluar në Shkodër dhe në Tiranë duke sjellë shumë arrestime. Kujtojmë që anëtarët e grupit ‘Bajri’ që u goditën në shtator të 2018 akuzohen për vrasje, plagosje, gjobëvënie, por edhe vepra të tjera penale të kryera kryesisht në qytetin verior të Shkodrës.