FOTO/ Ish-deputeti i PD lihet në burg, komisariati 6 i komunikon masën e sigurisë Balliut

FOTO/ Ish-deputeti i PD lihet në burg, komisariati 6 i komunikon masën e sigurisë Balliut
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vijojë të qëndorjë në qeli ndërkohë që i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6.

Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan gjatë ditës së sotme pas përplasjes me policinë gjatë protestës tek Unaza e Re, në tentativë për ti bllokuar rrugën Kryeministrit që po inspektonte një fabrikë në atë zonë.

Në orët e pasdites u liruan 4 nga protestuesit ndërkohë që Balliut mbahet në komisariat së bashku me Elton Skënderin.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.

Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

/f.ç/Albanian Free Press Online/