Flini me flokë të lagur, ja pasojat

Flini me flokë të lagur, ja pasojat
Flokët e lagur janë një shqetësim i madh në lidhje me shëndetin e secilit nga ne. Të flesh me kokë lagur nuk është një ide e mirë për shkak se shkakton problem të të shumta shëndetësore. Më poshtë do të lexoni disa nga problemet që mund të shkaktohen nga dhimbja e kokës.

Dhimbja e kokës

Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke.

Bakteret dhe problemet me lëkurën

Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambientin perfekt për t’u shumuar. Për më tepër jemi në dijeni që jastëku është plot me baktere.

Rënia e flokëve

Gjumi me flokë të lagura bën që flokët tuaja të jenë më të dobëta dhe të këputen me lehtësi.