Fitoi titullin pas 26 vitesh, kreu i FIFA-s mesazh special për Partizanin

Fitoi titullin pas 26 vitesh, kreu i FIFA-s mesazh special për Partizanin
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku përgëzon KF Partizanin që u shpall kampion i këtij edicioni në Kategorinë Superiore,

“I dashur President!

U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Me gëzim të madh e përgëzoj ekipin për titullin kampion, të cilin e prisnin që nga 1993, dhe të 16-tin në total.

Kjo është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe një pune të palodhshme, dhe i gjithë stafi dhe personat e përfshirë duhet të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Përcillja përgëzimet e mia lojtarëve, trajnerit, administratorëve, stafit teknik dhe mjekësor , gjithashtu edhe tifozëve të saj. I inkurajoj ata të vazhdojnë punën me vendosmëri dhe përkushtim.

Ne emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falenderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, për ndihmën e shpërndarjes së mesazheve pozitive për futbollin, dhe praktikimit të kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve....

Me kënaqësi pres t’ju takoj së shpejti në Paris, me rastin e Kongresit të 69-të FIFA-s.

Me respekt, Gianni Infantino”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga kreu i FIFA-s. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...