EUROPA LEAGUE/ Arsenal ndjen "aromën" e finales, Chelsea lë të hapur kualifikimin për në Londër

EUROPA LEAGUE/ Arsenal ndjen "aromën" e finales, Chelsea lë të hapur kualifikimin për në Londër
Eintracht Frankfurt ka treguar dhëmbët ndaj Chelsea duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League.

Eintracht Frankfurt dhe Chelsea kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Stanford Bridge, pasi në takimin e parë barazuan 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me sulmuesin në top formë, Luka Jovic. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Chelsea barazoi në 1-1 rezultatin ndaj Eintracht Frankfurt.

Ishte sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, ai që shënoi në fund të pjesës së parë.

Nga ana tjetër Arsenali ka fituar me përmbysje ndaj Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Europa League.

Gjysmëfinalja e parë i ka takuar “Topçinjve” me të besuarit e Unai Emery i cili ka triumfuar me përmbysje kundër Valencias në Emirates, sfidë që përfundoi 2-1.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Emirates”, Valencia kaloi e para në epërsi.

Ishte Mouctar Diakhaby ai që shënoi me kokë në minutën e 11’ për t’i befasuar vendasit ende pa nisur mirë takimi.

Por, shtatë minuta më vonë, në atë të 18’, Pierre-Emerick Aubameyang kreu gjithë punën për të pasur topin te Alexandre Lacazette që shënoi për 1-1.

Pak minuta më vonë, në atë të 26’, francezi shënoi një tjetër gol, për 2-1, për të përmbysur gjithçka në këtë takim./f.ç/Albanian Free Press Online/