"Eskorta e ministrit serb përplas qytetarin në Tiranë, policia e braktis në rrugë"

"Eskorta e ministrit serb përplas qytetarin në Tiranë, policia e braktis në rrugë"
“Eskorta e policisë, e cila shoqëronte ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe presidentin serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, të ndodhur në Tiranë për Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, ka përplasur një qytetar”.

Lajmin e ka denoncuar ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook.

Sipas tij, qytetari i aksidentuar quhet Shkëlzen Tota dhe ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës në gjendje kritike për jetën.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Senatoriumit, eskorta e policise duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelzen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...