"Erdha për gjueti", zbardhet dëshmia e ish-efektivit grek për vrasjen e Devi Kasmit

"Erdha për gjueti", zbardhet dëshmia e ish-efektivit grek për vrasjen e Devi Kasmit
Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot pretendimet e ish-policit grek Efthimios Efthimiu , në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, ku mohoi përfshirjen në ngjarje.

Ish-efektivi i forcave Speciale greke tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

Më tej, Efthimios Efthimiu, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.

Gjatë seancës së djeshme, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes.

Devi Kasmi u vra në janar të 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...