Edi Rama: Ja pse nuk e jap dorëheqjen

Edi Rama: Ja pse nuk e jap dorëheqjen
Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryeministri Edi Rama, komentoi dhe kërkesën për të dhënë dorëheqje, që kërkohet me ngulm nga opozita dhe protestuesit e saj.

Z.Rama tha se nëse do të pranonte të dorëhiqej, do t’i bënte padrejtësi vendit.

“Sepse kryeministri nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla që ndeshet me skuadër tjetër tek oborri i kinostudios, është i mandatuar për një kontratë dhe nuk mund ta prishë. Nëse do të bënte këtë kryeministri do i bënte së pari një padrejtësi të madhe vendi dhe së dyti një karshillëk të papranueshëm atyre që i kanë dhënë atë detyrë dhe së treti të ardhmes, pasi nesër, të tjerë do të bënin të njëjtën gjë. Është rregull bazik”.

Më tej z.Rama shtoi: “Nuk jemi në kushtet e karshillëkut por të një përgjegjësie të madhe. Nuk funksionon me ‘hapi rrugën budallait” Fare! Ju keni të drejtën tuaj të mendoni se të jesh në këtë vend që jam unë është qejf, apo një gjë personale që e ke dhe e jep apo e mban. Për mua jo, është mision i ngarkuar nga shumica e shqiptarëve. Sikur të ishte për të gjithë ato aspekte të pushtetit  që shumëkush nga larg i shikon si privilegje, favore, sot ju thosha hadje tju jap cfarë të doni,- kafe, caj apo raki- se po iki. Nuk jam këtu për ato aspekte. Nuk kam qenë që herën e parë pavarësisht se disa nuk e besojnë. Janë arsye të forta”.

loading...
loading...