Edhe mbretëresha e Spanjës tërheq para në bankomat!  

Edhe mbretëresha e Spanjës tërheq para në bankomat!  
E zhdërvjelltë, me syze të errëta dhe e mbuluar me shall, Letizia e Spanjës ka dalë pa truproja dhe është vënë re duke tërhequr para në bankomat para se të bënte pazar në një dyqan të specializuar me prodhime biologjike dhe kozmetike.

E përjavshmja italiane “Chi” ka publikuar imazhet ekskluzive të bashkëshortes së Filippo-s së Spanjës ndërsa bën shoping në Madrid me stilisten e saj personale, Eva Fernandez.

Mbretëresha kalon në rrugët e kryeqytetit spanjoll pa u vënë re nga kalimtarët e shumtë dhe njëlloj si një njeri i zakonshëm, tërheq para nga bankomati. Pastaj vazhdon pazarin së bashku me mikeshën e saj, duke u përpjekur të mos vihet re nga fotografët.

loading...
loading...