Dy mini-stadiume rreth “shtëpisë” së saj të re, por FSHF injoron emrin legjendar “Dinamo”

Dy mini-stadiume rreth “shtëpisë” së saj të re, por FSHF injoron emrin legjendar “Dinamo”
Në këtë kompleks krahas zyrave të reja të FSHF po ndërtohen edhe 2 ministadiume me tribuna nga 500 vende secila." Federata Shqiptare e Futbollit përmes këtij mesazhi dha pamje nga punimet brenda ish-kompleksit “Dinamo”, ku po ndërtohen zyrat e reja të saj.

Por në njoftimin zyrtar mbi punimet FSHF nuk e përmend emrin “Dinamo” në kompleksin e njohur, duke u mjaftuar me shprehjen “në këtë kompleks”. Ka pasur kritikat të shumta më herët që u zgjodh të prishej pikërisht kompleksi që shërbeu si baza e një prej ekipeve më të shquara dhe më të suksesshme në  vendin tonë, gjatë gati 50 viteve të fundit, për selinë e re të FSHF-së.

Megjithatë, FSHF njoftoi se selia e saj e re do të ketë edhe dy mini-stadiume.