Drogë plotë dhe euroja “fletë”, kapet 31-vjeçari shqiptar në Greqi

Drogë plotë dhe euroja “fletë”, kapet 31-vjeçari shqiptar në Greqi
Një 31- vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë së vendit fqinj pasi akuzohet për trafik droge.

Gjatë arrestimit policia sekuestroi në banesën e tij 16 kg kanabis të papërpunuar, 2 kg kanabis të përpunuar, një shumë parash prej 30 mijë eurosh, dy peshore elektronike, tre thika i edhe materiale për paketimin e drogës.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor 47-vjeçar të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Shqiptari u arrestua në zonën e Patrias, dhe me hetimin e çështjes është ngarkuar prokuroria e Athinës. /l.k./

Marrë nga newsit.gr

loading...
loading...