Dosjet për shitblerje votash, Rama: Përgjimet nuk janë prova

Dosjet për shitblerje votash, Rama: Përgjimet nuk janë prova
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nga ambientet e Kryeministrisë  foli edhe për dosjet që përflitet për shitblerje votash në zgjedhjet e 2017, nga ana e PS-së.

Rama u shpreh se çdo përgjim nuk përbën asnjë provë edhe sikur të jetë vetë personi që i thotë të gjitha ato që dëgjohen dhe që mund të jenë kriminale.

“Çdo përgjim nuk përbën asnjë provë edhe sikur të jetë vetë personi që i thotë të gjitha ato që dëgjohen dhe që mund të jenë kriminale. Nuk është provë. Nuk e merr ta çosh dot në gjykatë tjetrin me kaseta. Duhet hetimi për t’i provuar”, - tha z. Rama.

Për këto dy doje, - shtoi ai, - në Dibër u vendos në përgjim partia politike, si grup i strukturuar kriminal dhe nuk ka asgjë deri tani si përgjim të na thotë se ka një përfshirje, të gjithë atyre që janë  bërë copë në media, fjalime. Nuk ka asgjë”, - tha z.Rama.

Më tej iu drejtua gazetarëve: “Ju po t’i kishit do t’i kishit nxjerrë dhe kjo është një çështje hetimore dhe nuk zgjidhet në rrugë me molotov”.

Duke folur për kryetarin e bashkisë Durrës, z.Rama tha se edhe ai është i pafajshëm. “Në Durrës, kryetari i Bashkisë përmendet në një fjali mes dy kriminelëve. Dhe nuk ka asnjë bisedë që së largu të flitet për blerje apo shitje votash”.

loading...
loading...