Dieta me mollë e dardha

Dieta me mollë e dardha
Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Çfarë duhet të dini

  • Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.

    • Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.

    • Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.

    • Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.

    • Mos anashkaloni vaktet.

    • Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.

    • Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera.

    • Është e dëshiruar të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.

Menyja 5 ditore

Dita 1

Mëngjesi: Një racion kek me mollë dhe 1 dl qumësht me 0.5 % yndyra

Ndërmjet: 1 dardhë

Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale

Ndërmjet: Frape me mollë dhe lëng portokalli

Darka: 150 g file pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan kos, pure nga molla dhe dardha.

Dita 2

Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 100 g mish pule

Ndërmjet: 2 dl lëng të freskët molle

Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale

Ndërmjet: Dardhë

Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

Dita 3

Mëngjesi: Kos me fruta

Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë

Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze

Ndërmjet: Mollë e pjekur

Darka: 250 g mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Dita 4

Mëngjesi: Një filxhan kos

Ndërmjet: Dardhë

Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale

Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli

Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

Dita 5

Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 70 g peshk ton

Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë

Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale

Ndërmjet: Lëng molle

Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.