“Dëshmor i Atdheut”/ Mbërrin në atdhe trupi i major Tanushit, nesër flamujt ulen në gjysmështizë

“Dëshmor i Atdheut”/ Mbërrin në atdhe trupi i major Tanushit, nesër flamujt ulen në gjysmështizë
Mesditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri arkivoli me trupine pajetë të major Klodian Tanushit i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në Letoni.

Në ceremoninë ushtarake të pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Nga Letonia, komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 - 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Këshilli i Ministrave nderoi majorin Klodian Tanushin duke e shpallur të ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...