Derbi kuqezi Kaçe-Mihaj, Edy Reja “mysafir” në Greqi

Derbi kuqezi Kaçe-Mihaj, Edy Reja “mysafir” në Greqi
Trajneri i ri kuqezi, Edy Reja, vendosi të ndjekë nga afër Ergys Kaçen, Enea Mihajn dhe Migjen Bashën të cilët aktivizohen me skuadra të ndryshme në kampionatin helen.

Ai mësohet se udhëtoi drejt Greqisë, për të parë ndeshjen mes Panathinaikos, në radhët e së cilit aktivizohet Kaçe, në përballjen me Panetolikos të Enea Mihajt.

Reja kishte në planet e tij të takohej edhe me Migjen Bashën që aktivizohet me skuadrën e Aris, apo me Andi Lilën e Pas Janina, para se të bëjë llogaritë për dy ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020, kundër Islandës e Moldavisë, në fillim të qershorit.