Çudit avokat Ngjela: Opozita ka dështuar, shpresojmë hyrjen e ndërkombëtarëve për të zgjidhur “lëmshin”

Çudit avokat Ngjela: Opozita ka dështuar, shpresojmë hyrjen e ndërkombëtarëve për të zgjidhur “lëmshin”
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” deklaroi se opozita ka dështuar në aksionin e vet dhe shpreson që të hyjnë ndërkombëtarët për ta zgjidhur “lëmshin”.

“Në Shqipëri, Uashingtoni ka rol të rëndësishëm. Protesta nuk kishte mbështetje nga Uashingtoni dhe Brukseli. SHBA dhe BE kanë thënë se qeveria është e ligjshme dhe zgjedhjet janë të ligjshme.

Ndërkombëtarët kanë deklaruar se  pushteti nuk është fituar me vota të vjedhura siç flet opozita. Prandaj, edhe opozita është e dështuar. PD është e dëmtuar shumë sepse nuk hyn në zgjedhje. Kjo që bën PD për të bërë protesta është zgjedhje. Ndërkombëtarët nuk e pranojnë aksionin. Këta t’i japin mundësinë PD-së që të hyjë në zgjedhje. Perëndimi do hyjë apo jo. Kjo është pyetja. Nëse do të hyjnë, atëherë mund të ngrejë PD-në sepse përndryshe Partia Demokratike shuhet. A do ta bëjnë ndërkombëtarët këtë? Duhet të presim. Unë kam shpresë se do të ndërhyjnë. Le të shpresojmë që të ndërhyjnë, pasi së fundmi kanë zbutur deklaratat”, tha Ngjela. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...