Si ndikojnë ciklet e hënës në mirëqenien e gjithsecilit

Si ndikojnë ciklet e hënës në mirëqenien e gjithsecilit
Periudhat apo ciklet  e Hënës ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në natyrë dhe gjënë e gjallë, dhe kjo vlen dhe për qeniet njerëzore.

Kështu që duhet pak sinkronizim me ritmet e satelitit të Tokës pasi veprimet e saj janë shumë ndihmuese për ne.

Njerëzit e hershëm zgjidhnin modelin më të favorshëm të kalendarit hënor për të mbjellë fushat, lulet në vazo, apo për të vendosur verën në shishe. Sot shumë nga këto zakone antike kanë tendencën të humbasin, por disa prej tyre mund ti shfrytëzojmë për mirëqenien tonë.

Veprimet e hënës ndikojnë në lëvizjen e deteve për shkak të aktivitetit të saj gravitacional. Një efekt i ngjashëm ndodh dhe në organizmin tonë, duke pasur parasysh se 60% e tij është lëngje.  Për këtë arsye periudha e hënës në zbehje duhet shfrytëzuar për një regjim ushqimor detoksifikues dhe pastrues. E kundërta ndodh  kur hëna është në rritje deri në hënën e plotë, lëngjet kanë tendencën të shtohen në pjesën më të madhe të organizmit.

Hëna në rritje favorizon nisjen e një regjimi pak kalorik, për të hequr pak peshë të tepërt. Më shumë vëmendje gjatë hënës së plotë kur kemi më shumë uri dhe tendenca është për tu shëndoshur. Më mirë të hani pak dhe të pini më shumë. E kundërta ndodh kur hëna është në zbehje, tendenca për tu shëndoshur është më e pakët dhe mund të abuzoni  pak me ushqimin.

Çfarë të bëni kur hëna është në mbushje?

Kjo fazë karakterizohet nga akumulimi i energjisë, është momenti ideal për të bërë projekte, të fillosh aktivitete të reja, shoqëri, të fillosh një terapi, të presësh flokët nëse dëshiron të forcohen dhe të rriten më shpejt dhe ekziston tendenca e shëndoshjes.

Çfarë të bëni kur hëna është në zbehje?

Është një fazë konsolidimi, pas kulmit të energjisë kur hëna është e plotë. Një energji që duhet administruar më së miri për të parandaluar nervozizmin. Është momenti i duhur për të thyer një marrëdhënie pune, për të pikturuar, pasi ngjyrat thahen më mirë, për të larë e shpëlarë. Gjithashtu është momenti i duhur për t’iu përkushtuar kujdesit ndaj lëkurës.

 

 

 

 

loading...
loading...