Champions/Gjykon një turk me të cilin Barça vetëm fiton, Klopp zgjedh shqiptarin në formacion

Champions/Gjykon një turk me të cilin Barça vetëm fiton, Klopp zgjedh shqiptarin në formacion
Për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 3-0, sot në “Anfild”, ora 21.00 ndeshja e dytë gjysmëfinale, me qëllim për të siguruar finalen e dytë radhazi, në UEFA Champions League, Liverpoli nuk do të ketë sulmuesit kryesorë, Firmino dhe Salah, pasi janë dëmtuar.

Gjyqtari i ndeshjes do të jetë turku Cüneyt Çakir. Do të jetë hera e nëntë që Çakir drejton Barçën. Në tetë raste kampionët e Spanjës nuk janë mundur asnjëherë, madje kanë fituar bindshëm. Dy herë në finalen e Champions League 2015 (3-1 kundër Juventus) dhe në fitoren 6-1 kundër Romës në 2015/16. Ai ka drejtuar këtë vit edhe në Anfield, në ndeshjen që Liverpool luajti kundër PSG.

Trajneri Jurgen Klop i ka besuar një vend në formacion futbollistit me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.  Nesër në mbrëmje Ajaksi, që e ka fituar ndeshjen e parë në Londër kundër Totenhem, 1-0, kërkon të jetë gjithashtu finalist i këtij sezoni në Champions.

Liverpul-Barcelona, formacionet zyrtare   

Liverpul: Allison, Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Milner, Fabinjo, Henderson, Shaqiri, Origi, Mane. Trajner: Jorgen Klop

Barcelona: Ter Shtegen, Zh. Alba, Lengle, Pike, S. Roberto, Buskets, Vidal, Rakitiç, Kutinjo, Suarez, Mesi. Trajner: Erenest Valverde