CHAMPIONS/ "Rruga drejt kurorës europiane", publikohen formacionet zyrtare për Ajax-Tottenham

CHAMPIONS/ "Rruga drejt kurorës europiane", publikohen formacionet zyrtare për Ajax-Tottenham
Ajax dhe Tottenham do të përballen në super-sfidën gjysëmfinale të Champions League mbrëmjen e sotme.

Fituesi i këtij dueli do të pritet nga Liverpool.

Dy skuadrat do të zbresin në orën 21:00 në tapetin e stadiumit "Johan Cruijff Arena" për të zhvilluar aktin e dytë të gjysëmfinales së UEFA Champions League.

Holandezët vijnë më të avantazhuar në këtë 90 minutësh, pas fitores 0-1 në transfertën e "Tottenham Stadium". Ndërkohë, "Gjelat" shpresojnë që rikthimi i Son do i ndihmojë për të prerë një biletë që të dërgon në finalen e 1 qershorit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/