CHAMPIONS/ Në Hollandë ndodh e pabesueshmja, “magjia” Lucas dërgon në finale Tottenham

CHAMPIONS/ Në Hollandë ndodh e pabesueshmja, “magjia” Lucas dërgon në finale Tottenham
Një mbrëmje magjike, me emocione pafund dhe surpriza.

Heroi i Tottenham Lucas Moura dërgon në finale Tottenham.

Tashmë është zyrtare, Tottenham do të përballet me Liverpool në finale e UEFA Champions League.

Anglezët përmbysën gjithçka ndaj Ajax me rezultatin 2-3.

De Ligt realizoi në rastin e parë të rrezikshëm, teksa Ziyech vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-0.

Thjesht pritej pjesa e dytë për Ajax që kishte garatuar kalimin me rezultatin e përgjithshë 3-0, por ndodhi supriza e paparashikuar.

Gjatë pjesës së dytë, Tottenham barazoi ndeshjen me dy gola të shpejtë nga Lucas Moura në minutat e 55 dhe 59.

Në sekondat e fundit ishte përsëri Lucas i cili dërgoi topin në rrjet për të mbyllur gjithçka. Pas më shumë se 30 vitesh Tottenham rikthehet në finale që do të jetë tërësisht angleze.

/f.ç/Albanian Free Press Online/