CHAMPIONS LEAGUE/ “Adios” Mesi! Mrekulli në “Anfild”, Liverpuli shkon në finale

CHAMPIONS LEAGUE/ “Adios” Mesi! Mrekulli në “Anfild”, Liverpuli shkon në finale
Origi rihapi ndeshjen dhe finalizoi kualifikimin historik: Wijnaldum bëri mrekullinë, Liverpool përmbysi humbjen e kaluar nga 3-0 në “Kamp Nou”, në 4-3, për finalen e madhe 

Nga Aranit Muraçi 

Liverpuli është finalistja e parë e këtij sezoni në UEFA Champions League.  Pas një prej  përmbysjeve më të mëdha e më të pabesueshme në historinë e Champions, ekipi anglez siguroi finalen e dytë radhazi, duke larguar Barcelonën dhe Lionel Messi, ndonëse këta të fundit fituan ndeshjen e parë 3-0. Si të mos mjaftonte humbja e kaluar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Kamp Nou”, ndonëse Liverpool zbriti në “Anflild Road” pa dy sulmuesit kryesorë, Firmino dhe Salah, të dëmtuar, falë një pjesë të dytë sepktakolare, dhe përmbysjes që pakkush e mendonte, pesë herë fituesit e Champions prenë biletën për në finale. Barça, që dukej se e kishte siguruar finalen para kohe, nuk ndryshoi asgjë nga formacioni i kaluar. Të besuarit e trajnerit Jurgel Klopp, megjithatë besuan tek përmbysja e madhe, duke e zhbllokuar shumë shpejt rezultatin.  Në 12’ Divock Origi gjen rrugën e rrjetës, pasi u gjend në vendin e duhur brenda zonës, duke shfrytëzuar topin e kthyer pas prej portierit Ter Stegen, i cili priti goditjen e parë të Jordan Henderson. Një gol i dytë mund të rihapte ndeshen, por pjesa e parë mbyllet e ekuilibruar.  I futur në pjesën e dytë, Wijnaldum, bën mrekullinë dhe realizon dy gola për dy minuta, në harkun e 10 minutave të para të pjesës së dytë, duke tronditur katalanasit. Një përpjekje e Messi nuk mjaftoi, ndërsa Origi shënoi golin e dytë personal dhe të përmbysjes së madhe, që çoi të Kuqtë në finale me Barçën në shtëpi.

Barcelona, pesë herë fituese e trofeut Champions, 1992, 2006, 2009, 2011 dhe 2015, kërkonte trofeun e gjashtë në histori, por finalen e madhe të këtij sezoni, zbret finalistët e edicionit të kaluar, Liverpool për trofeun e gjashtë që do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit, më 1 qershor.

Ajaks i Amsterdamit, katër herë fitues i këtij trofeu, falë fitores 1-0 ndaj Totenhem në ndeshjen e parë, shpreson që të administrojë sot këtë rezultat për t’u rikthyer pas 23 vitesh në finalen e madhe.

 

Liverpul-Barcelona  4-0 (0-3)

Shënues: Origi 12’, 79’, Wijnaldum 54’, 56’

Liverpul: Allison, Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson (Wijnaldum 46’), Milner, Fabinjo, Henderson, Shaqiri (Sturridge 90’), Origi (Gomez 85’), Mane. Trajner: Jorgen Klop

Barcelona: Ter Shtegen, Jordi Alba, Lengle, Pike, S. Roberto, Buskets, Vidal (Arthur 75’), Rakitiç (Malcom 87’), Coutinho (Semedo  60’), Suares, Messi. Trajner: Erenest Valverde

Gjyqtar:  Cuneyt Çakir