Burrë e grua mashtruan të moshuarin në shtëpi, i grabisin mijëra lekë dhe sende me vlerë

Burrë e grua mashtruan të moshuarin në shtëpi, i grabisin mijëra lekë dhe sende me vlerë
Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Peqinit, ku preh e saj ka qenë një 75-vjeçar.

Policia sqaron se shtetasi Skënder Beqiri u grabit sot nga një çift bashkëshortësh ende të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në banesën e të moshuarit, duke i vjedhur nëpërmjet mashtrimit sendet me vlerë dhe një shumë të madhe parash.

Po sipas saj, i moshuari ka qëndruar në shoqërinë e hajdutëve për pak kohë, duke bashkëbiseduar me ta dhe më pas çifti i grabitësve janë larguar.

Sipas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e të moshuarit, çifti i hajdutëve ka marrë në shtëpinë e tyre 2 milionë lekë, 3 mijë euro dhe gjëra me vlerë, duke u zhdukur pastaj pa adresë.

I moshuari është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorësinë e kësaj grabitjeje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /l.k./

Foto Google