Breshëria e plumbave mes makinave në Vlorë, në qytet dhe fshatra zbarkojnë FNSH dhe Delta Force

Breshëria e plumbave mes makinave në Vlorë, në qytet dhe fshatra zbarkojnë FNSH dhe Delta Force
Lidhur me shkëmbimin e zjarrit të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë ku një kalimtar mbeti i plagosur aksidentalisht, forcat speciale kanë zbarkuar në qytetin bregdetar.

Policia e Vlorës konfirmon se tashmë në qytet si edhe njësitë administrative rreth saj ku dyshohet se janë fshehur atentatorët kanë zbarkuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë FNSH, si dhe Delta Forcë.

Në njësitë administrative të fshatrave Babicë e Vogël dhe e Madhe, Shushicë, Bestrovë, Kërkovë, Bunavi etj janë zonat ku është fokusuar më tepër kontrolli ndikuar edhe nga vendodhja e automjetit të djegur.

Gjithashtu kontrolle ka pasur në disa banesa në brendësi të qytetit si edhe në njësitë administrative të lartë përmendura, ndërsa janë marrë edhe pamjet filmike të bizneseve të zonës ku po vëzhgohen për ta zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...