Bënte seks me të dashurin 14-vjeçar të vajzës, vendi i takimit: Në Kishë

Bënte seks me të dashurin 14-vjeçar të vajzës, vendi i takimit: Në Kishë
Nëna amerikane e 6 fëmijëve u dënua me 10 vite burg pasi akuzohej se bënte seks me një djalë 14 vjeç.

E çuditshmja është se i mituri ishte edhe i dashuri i njërës prej vajzave të saj.

Gruaja akuzohet se ka kryer mbi 50 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, për afro një vit rresht, nga 2016 deri në 2017.

Jamie Tice, 37 vjeç u shpall fajtore dhe u dënua për abuzim me të mitur.

Megjithëse djali pohoi se bëhej fjalë për marrëdhënie të dakordësuara, për shkak të moshës së tij, gruaja përfundoi në gjykatë.

Ajo ka pohuar se e kishte njohur të riun pasi dilte me vajzën e saj dhe se mes tyre kishte lindur tërheqje. Ata takoheshin shpesh në kishë, siç dëshmojnë edhe disa persona që i kishin parë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/