Batuta e Nard Ndokës për Mogherinin: Duhet të përfundojë karrierën me kartën e antarësisë në PS

Batuta e Nard Ndokës për Mogherinin: Duhet të përfundojë karrierën me kartën e antarësisë në PS
Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar së fundmi vizitën e diplomates Frederica Mogherini ditën e sotme në Tiranë.

Ndoka tha se Mogherini në fund të karrierës së saj politike duhej të merrte një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste.

“Samiti i Berlinit ishte një goditje ballore për Ramën në Tiranë, dhe për Thaçin në Prishtinë, ata të dy dolën me kredencialet më të ulëta ndonjëherë në politikën e jashtme. Kjo gjë e bëri alarmante situatën për Ramën dhe oborrin e tij. Kjo gjë është sekti Soros, që e lidh me Mogherinin. Ajo është revolucionare, e ka edhe në CV e vet në Itali, dihet pjesa e saj, por përtej asaj ishte një çokë që do të përfundonte më mirë me një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste, sepse thonë se do të marrin tek Presidenti edhe një titull, por do të ishte më e vlefshme një kartë anëtarësie që t’i dorëzohej ngaTaulant Balla në fundin e karrierës së saj politike” u shpreh Ndoka për oranews.

/f.ç/Albanian Free Press Online/