Batalioni i NATO-s nderon major Tanushin, trupi kthehet në atdhe në mesjavë

Batalioni i NATO-s nderon major Tanushin, trupi kthehet në atdhe në mesjavë
Pas 4 ditëve në koma major Klodian Tanushi humbi jetën të premten pas shpërthimit të një mine.

Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj mbetën viktima gjatë stërvitses në Letoni.

Ministria e Mbrotjes bën të ditur se, ditën e mërkurë (15 Maj) në Aeroportin “Nëne Tereza”, pritet të mbërrijë me avion ushtarak trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit, i rënë në krye te detyrës në misonin e NATO-s në Letoni.

Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte (dt 16). Ndërsa sot u mbajt ceremonia e lamtumirës në batalionin NATO-s në bazën Adazi, ku shërbeu.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...