Bashkoi flamujt izraelit dhe palestinez në Eurovizion, Madona shkakton polemika

Bashkoi flamujt izraelit dhe palestinez në Eurovizion, Madona shkakton polemika

Madona ngjalli entuziazëm dje në Finalen e Madhe të Eurosong 2019, por edhe mjaft polemika.

Kjo pasi teksa këndoi “Future”në bashkëpunim me reperin Quavo, në fund të perfomancës u shfaqën dy persona me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Në një deklaratë të kësaj jave, Madonna ishte shprehur se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar 'një rrugë të re drejt paqes' dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

Nga ana e tij, Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madona ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të ishte 'jo-politike'.

Por ndërsa Madonna interpretoi këngën e saj të re " Future" me Migos Rapper Quavo, çifti qëndronte para një ekrani ku shkruhej 'Wake Up' .

loading...
loading...