Bashkëthemeluesi i Facebook: Kompania është “e rrezikshme”, duhet të ndalet

Bashkëthemeluesi i Facebook: Kompania është “e rrezikshme”, duhet të ndalet
Themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg zotëron një pushtet të madh dhe kompania e tij "e rrezikshme" duhet të ndalet nga rregullatorët qeveritarë.

Kështu ka deklaruar një bashkë-themelues i gjigantit të mediave sociale.

Chris Hughes, i cili ndihmoi në lindjen e Facebook nga një dhomë e Universitetit të Harvardit dhe e ndau me Zuckerberg në fillim të viteve 2000, i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime kundër Facebook në një intervistë të botuar sot në The New York Times.

“Ne jemi një komb me një traditë në frenimin e monopoleve, pa marrë parasysh sa të mirë mund të jenë drejtuesit e këtyre kompanive”, shkroi Hughes.

Sipas tij, fuqia e Markut është e pashembullt dhe jo amerikane, ndaj dhe është koha për të ndalur Facebook-un. /l.k./

Marrë nga www.huffpost.com