Basha: Skenari i dhunës i shërbeu Ramës

Basha: Skenari i dhunës i shërbeu Ramës

Kryedemokrati ulzim Basha vetë e nisi ditën e sotme me një vizitë në Spitalin e Traumës, ku po kurohet sekretari organizativ i demokratëve, Sait Dollapi.

Pas vizitës tek Dollapi, Basha iu bashkua protestuesve të opozitës të grumbulluar ndërkohë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në fjalën e mbajtur para tyre, kreu i PD-së përsëriti akuzën se sot nuk qeveris vota e shqiptarëve, por krimi dhe oligarkia.

“Nga Parlamenti i krimit ka dalë një Qeveri e krimit me njeriun me arrogant e mashtrues që u ka vënë shqelmin në fyt shqiptarëve të thjeshtë dhe ka ulur në tavolinën e babazësë kriminelët dhe oligarkët”, tha ai.

Sa i takon dhunës që shoqëroi protestën e së shtunës, Basha drejtoi gishtin e fajtorit nga Kryeministria.

Ai foli për një skenar të organizuar nga vetë Edi Rama. “Skenari i dhunës i shërbeu Ramës për të provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se është i vetmi njeri që i intereson dhuna”, shtoi Basha.

loading...
loading...