Basha: Protestë kombëtare nesër, kundër dhunës shtazarake të Ramës

Basha: Protestë kombëtare nesër, kundër dhunës shtazarake të Ramës

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në orën 19.00.

Kjo u vendos në mbledhjen urgjente që kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës.

Kurse sot në oren 11:00, Forumi i lartë politik i Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës  do të protestojnë te drejtoria e Policisë.

"Protestë kombëtare në oren 18:30, në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës.

U bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër para drejtorisë së policisë së Tiranës, ora 11:00 për të protestuar për lirimin e të arrestuarve.

E sotmja e ndau Shqipërinë me thikë.  Askush të mos ,mungojë të hënën i japim grusht vendimtar!", tha Basha.

loading...
loading...