Basha: Nuk tërhiqemi, të bashkohemi për t'i dhënë grusht vendimtar klikës kriminale

Basha: Nuk tërhiqemi, të bashkohemi për t'i dhënë grusht vendimtar klikës kriminale
Opozita e bashkuar do të intensifikojë protestat e saj kundër asaj që ajo e konsideron dhunë shtazarake të Edi Ramës.

Vendimi u mor nga në një mbledhje urgjente të shtunën në mesnatë. Protesta e radhës do të jetë të hënën në 18:30 në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës.

Kryetari i opozitës Basha deklaroi sot se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga siç tha ai, beteja kundër juntës kriminale dhe bëri thirrje për bashkim të madh popullor në protestën e nesërme për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se junta e krimit të Edi Ramës i ka orët e numëruara.

“Pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranës u mbush nga doza luftarake të gazit helmues që ishte akti kriminal me të cilin, kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri dhe demokraci. Populli nuk ndalet e kanë të kot. Opozita nuk ndalet. Javë pas jave, që nga dita kur Rama e mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion”,  tha z.Basha.

Kurse shtoi: “Në ato karrige ulen figurina që janë zgjedhur nga krimi dhe jo vota e lirë e shqiptarëve. Ata përfaqësojnë llumin e këtij vendi. Nga Parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit. E gjithë Shqipëria është e bashkuar kundër një grupi kriminelësh. Junta e krimit i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara”.

loading...
loading...