Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit, s’ka zgjedhje pa PD-në

Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit, s’ka zgjedhje pa PD-në
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Kamza se nesër do t’i jepet goditja finale tiranisë së krimit, ndërsa përsëriti se s’ka zgjedhje pa Partinë Demokratike.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkundim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...