Basha me pedagogët: Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë në 29 vjet, PD ka gati platformën

Basha me pedagogët: Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë në 29 vjet, PD ka gati platformën
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me pedagogë të universiteteve publike, ku foli rreth krizës së institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Bashës arsimi i lartë ndodhet në një krizë të thellë, me mungesë financimesh dhe infrastrukture.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS. Jemi këtu pas disa muajsh që kanë kulmuar krizën e thellë të institucioneve të arsimit të lartë. E tillë ishte edhe lëvizja studentore e dhjetorit të kaluar. Buxheti ka arritur në vitin 2019 në 3.29 për qind e PBB-së, në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind. Ndërkohë, rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë shoqërohet edhe nga braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në këto 4 vite”, tha kreu i PD, Basha.

“Jemi këtu pas disa muajsh që kanë kulmuar krizën e thellë të institucioneve të arsimit të lartë. E tillë ishte edhe lëvizja studentore e dhjetorit të kaluar. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë te financimi. Buxheti ka arritur në vitin 2019 në 3.29 për qind e PBB-së, në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind. Këto parà shkojnë në pjesën më të madhe për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, për një fasadë me të vërtetë llamburitëse. Ndërkohë, rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë shoqërohet edhe nga braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në këto 4 vite”, tha Basha në tryzën në fjalë.

Kryedemokrati Basha tha se ka një të ardhme për studentë dhe pedagogët shqiptarë ndryshe nga ajo që ka projektuar kjo qeveri . Vizioni ynë tha Basha është ta nxjerrim arsimin nga kriza që është futur.

"Partia Demokratike është gati për platformën në arsimin e lartë. Ato degë që premtojnë që të japin një hov të madh mundësive të punësimit, kryesisht në TIK apo që ka rëndësi të veçantë si është nevoja akute për rritjen e numrit të mjekëve, do të investohet më tepër. Ka një të ardhme për arsimin e lartë, për studentët, për pedagogët", u shpreh Basha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/