Basha me gazetarët: Si do ti ndalojmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe mesazhi për Ramën

Basha me gazetarët: Si do ti ndalojmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe mesazhi për Ramën
Në një konferencë me gazetarët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejojë që në 30 qershor tirania e krimit të kapë krahas gjithë pushteteve edhe atë vendor.

“Mekanizmi për të ndaluar tiraninë e krimit është bashkimi i njerzëve. Nuk ka njohur mekanizëm tjetër historia. 200 vjet qytetërim modern, që pas antikitetit nuk ka mekanizëm tjetër vec bashkimit të shqiptarëve. Mekanizmi i vetëm për të ndalur kapjen e të gjitha pushteteve është bashkimi, për të luftuar qeverinë e lidhur me krimin. Ky është një vullnet që nuk ndalet më. Me 30 qershor kam besim se bashkimi i qytetarëve, para 30 qershorit jam i bindur se nuk do lejoj që të hyjë në histori si tirania e krimit cimenton dhe kap edhe pushtetin vendor.

PD dhe opozita shprehin vullnetin tonë dhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës”, tha Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha i dërgoi një mesazh të qartë kryeministrit Rama se nuk ka hap pas, por vetëm hapa para.

“Ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe në veçanti për pengmarrësin e Shqipërisë se nuk ka dhe nuk do të këtë asnjë hap pas. Do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë. Është një bashkim popullor. Falënderoj edhe socialistët që iu bashkuan kësaj proteste. Kjo që kemi nisur është një betejë për transformimin e Shqipërisë. Kjo pjesëmarrje madhështore dëshmoi tek besimi që kanë tek kauza jonë”, deklaroi Basha.

Gjithashtu kryedemokrati foli edhe për të arrestuarit e opozitës në protestë duke i cilësuar si të dënuar politik nga një sistem monist.

“Mesazhin e dytë e kam për ata dhjetëra të shoqëruar nga protestat.  Dua tju them fare qartë se nuk jemi vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar jo thjesht në kujtesën e opozitës, por edhe në kujtesën e çdo shqiptari. Ju jeni të burgosur politik të një sistemi monist që i ka ardhur fundi. Ju siguroj se çdo e drejtë e dhunuar do të vihet në vend dhe dhunuesit tuaj do të vendosen para drejtësisë”, tha Basha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...