Banorët në Vlorë gjejnë predhën e Luftës së Dytë Botërore, priten ekpertët nga Tirana

Banorët në Vlorë gjejnë predhën e Luftës së Dytë Botërore, priten ekpertët nga Tirana
Në qendër të Panajasë në Vlorë banorët kanë gjetur një predhë e cila mendohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore.

Ajo është nxjerrë në rrugë aksidentalisht nga punonjësit e firmës që po instalonin linjën elektrike të zonës.

Predha më pas është pikasur nga një banor që ka njoftuar policinë e cila ndodhet në vendngjarje.

Largimi i predhës pritet të bëhet nesër pas mbërritjes së forcave xheniere nga Tirana.

këtë zonë më parë ka qenë depo e armatimit të italianëve në Luftën e Dytë Botërore.

/f.ç/Albanian Free Press Online/