Balluku bën gati koncesionin e rradhës, në vjeshtë Tiranë-Durrës bëhet me pagesë

Balluku bën gati koncesionin e rradhës, në vjeshtë Tiranë-Durrës bëhet me pagesë
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar vendosjen e një tjetër koncesioni pavarësisht kundërshtimit nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Balluku deklaroi se në vjeshtë rruga Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion dhe të gjithë qytetarët që duhet të shkojnë në jug të vendit do të detyrohen të paguajnë një tarifë.

Ky koncesion kap një vlerë prej 49 mld lekësh ndërsa aktualisht ka shprehur interes një kompani indiane.

Ne po punojmë mbi këtë projekt dhe mendojmë që në vjeshtën e këtij viti projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente midis investitorëve për të qenë fituesi i radhës ai që do të zgjidhet nga gara. Më pas të fillojmë punimet, pra jo që në shtator të këtij viti do të fillojë kalimi me pagesë në Tiranë-Durrës” tha Balluku.

Vendosja e tarifës për rrugën Tiranë-Durrës shihet me shqetësim sidomos nga drejtuesit e mjeteve, në momentin që nuk ka një rrugë alternative për të kaluar, pasi edhe rruga e Ndroqit është në gjendje katastrofike.

Dhënien e këtij koncesioni e ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike, e cila e ka akuzuar për afera korruptive ministren Balluku.

Ky koncesion pritet të rëndojë bizneset që janë vendosur përgjatë aksit rrugor dhe kanë rreth 60% të aktivitetit që kryhet në Shqipëri.

Rruga Tiranë Durrës përshkohet nga 50 mijë automjete në ditë dhe në bazë të një përllogaritjeje në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet të ardhurat e firmës nëse rruga do të faturohet me 2 euro për kalim do të jenë 1.1 miliardë euro ose 3 herë më shumë nga fitimi fillestar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...