Atentati në Vlorë, ja kush ishte shënjestra

Atentati në Vlorë, ja kush ishte shënjestra
Një i ri, dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në zhdukjet e bujshme në qytetin bregdetar, mendohet të ketë qenë edhe shënjestra e atentati në Vlorë, ku mbeti i plagosur aksidentalisht një qytetar që po pinte kafe.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për Inez Hajrullahun, të cilit iu bë atentat me eksploziv në makinë në vitin 2017, ku mbeti edhe i plagosur rëndë.

Ai u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi në pronësi të Edison Harizajt, i njohur si “faqedjeguri”, ekzekutuar në një atentat në Durrës.

Hajrullahu u sulmua njëkohësisht nga dy grupe personazh që udhëtonin me makina të ndara.

Para lokalit në qendër të Vlorës, ata qëluan me breshëri kallashnikovi, por objektivi ka mundur t’u shpëtojë plumbave.

I plagosur mbeti shtetasi Dajko Cenodemaj, i cili ndodhej në atë zonë rastësisht për të pirë kafe dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Dëshmitari okular i tha hetuesve se kishte parë luftë në mes të Vlorës.

Sipas hetuesve, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, madje edhe çasti kur makinat janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Mjeti i autorëve, një fuoristradë me targa të falsifikuara, u gjet nga e djegur në Babicë. Madje, brenda tij, u gjetën edhe armët e zjarrit kallashnikovë që dyshohet se u përdorën për eleminimin e Hajrullahut. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...