Arta Marku: Ja pse i kreva lëvizjet, drejtim të Prokurorive vendosa njerëz të ndershëm

Arta Marku: Ja pse i kreva lëvizjet, drejtim të Prokurorive vendosa njerëz të ndershëm
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel foli lidhur me lëvizjet në krye të organit të hetimit, sidomos emërimet e drejtuesve të Prokurorisë, duke deklaruar se njerëzit që vendosur janë të ndershëm.

“Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit. Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm.

Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së.

Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet”, tha mes të tjerave zonja Marku. /l.k./

Foto Google