Arrestimi i Sekretarit të PD, Presidenti: Dollapi të mjekohet në spital e jo të mbahet në polici

Arrestimi i Sekretarit të PD, Presidenti: Dollapi të mjekohet në spital e jo të mbahet në polici
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një reagim të katërt gjatë afro pesë orësh protestë, kritikon faktin se zyrtari i opozitës po mbahet në gjendje paraburgimi.

Reagimi i katërt i ardhur para pak çastesh nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, bën thirrje që Sahit Dollapi të lirohet e të mjekohet.

Z.Meta për më tepër, e quan të pakuptimtë situatën që po ndodh te drejtoria e policisë së kryeqytetit:

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, - deklaron Presidenti Meta.

loading...
loading...