Alesia zgjedh Spanjën

Alesia zgjedh Spanjën
Ajo është një nga modelet më në zë të panoramës së modës shqiptare, por që ka bërë karrierë mbi të gjitha jashtë saj. Edhe pse me përvojë në modelin, Alesia Noka vazhdon të mbetet e freskët dhe me shije. Mjafton të shikosh se ajo shkëlqen si kur është e veshur dhe e grimuar, e ulur këndshëm në një shkallare në Spanjë, e si kur është pa grim, ujë e sapun, në dhomën e saj të hotelit.