AKU bllokon 762 kg produkte ushqimore të skaduara, vinin nga importi

AKU bllokon 762 kg produkte ushqimore të skaduara, vinin nga importi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka bllokuar në pikë kufitare të Morinës një sasi prej 762 kg produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit.

Ngarkesa me yndyrë gatimi, majonezë, ketchup dhe xhel karameli vinin nga Kosova dhe kishin destinacion tregun shqiptar.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale AKU në Kukës, gjatë kontrollit konstatoi se përveç skadencës këto produkte nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

Drejtoria Rajonale e AKU Kukës nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me produktet ushqimore jashtë afatit të përdorimit u kthye në vendin e origjinës.

loading...
loading...