Aksidenti tragjik në Kavajë/ Makina merr përpara nënën dhe 2 vajzat në trotuar, vdes gruaja dhe një i ri

Aksidenti tragjik në Kavajë/ Makina merr përpara nënën dhe 2 vajzat në trotuar, vdes gruaja dhe një i ri
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (14 maj) në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet mori përpara nënën me dy vajzat e saj dhe më pas makina është përplasur sërish me një pikë karburanti.

Policia sqaron se nga aksidenti i rëndë humbi jetën Lumturie Demrozi, 46 vjeçe, nëna e dy vajzave dhe Gentian Belba, 28 vjeç njëri prej  tre të rinjve që ndodheshin në makinë.

Një makinë me targë AA616VO, e marrë me qira nga një i ri, ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe si pasojë e lagështirës duke marrë përpara një grua me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për nënën që ka humbur jetën në vend nga goditja, ndërsa në gjendje të rëndë në spital janë dy vajzat.

Viktima e dytë është pasagjeri që ka qenë në makinë.

Aktualisht në spitalin e Durrësit janë një djalë dhe një vajzë, që ndodhen në gjendje rëndë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...