AKSIDENT I RËNDË/ Makina përplaset me furgonin, një i vdekur dhe 2 të plagosur në Levan-Tepelenë

AKSIDENT I RËNDË/ Makina përplaset me furgonin, një i vdekur dhe 2 të plagosur në Levan-Tepelenë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka nodhur në vendin e "Gurorja e Kremenarit" një automjeti tip "Benz" është përplasur me një furgon.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetiti “Benz”, ndërsa 2 pasagjerët në mjetin tip furgon janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Dy të dëmtuarit janë T.H 32 vjeç, dhe E.C,35 vjeç të dy banues në Tiranë.

Ndërsa viktima është identifikuar si Sh.B, 58 vjeç banues në Përmet.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...