Adelina dhe Era bëhen bashkë

Adelina dhe Era bëhen bashkë
Dy kosovaret e famshme, të bukura e me talent, Adelina Ismaili dhe Era Istrefi janë bërë bashkë. Ju do të pyesni se ku. Ato kanë ndjekur modën më të fundit në fushën e grimit dhe pamjes së portretit. Kohët e fundit shumë personazhe VIP po preferojnë që të shtojnë ose theksojnë qukat e tyre, pra pikat e errëta në lëkurën e fytyrës ose edhe nishanet e tyre. Nishane që janë ekzistues ose edhe ornamentalë. Shikoni fotot më të fundit portret të dy këngëtareve të njohura, Adelina shkëlqen me bukurinë  e saj, pasuruar me quka të shpërndara si yjet në tërë mollëzat ndërsa Era ka vendosur një nishan në mollëzën e saj të majtë.