31 Maj, protesta opozitare e radhës

31 Maj, protesta opozitare e radhës

Protesta opozitare e radhës do të mbahet më 31 maj.

Kjo u vendos nga mbledhja e këshillit të kryetarëve, krerëve të djathtë të bashkive dhe grupit parlamentar të PD.

Datë kjo e cila përkon me ditën kur nis edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 30 qershorit.

Menjëherë pas mbylljes së fjalimit, kryedemokrati Lulzim Basha thirri dhe në mbledhje krerët e bashkive të drejtuara nga PD, ish-deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e PD në rrethe, ku edhe u vendos data 31 maj për atë që do të jetë protesta e shtatë kombëtare e opozitës.

loading...
loading...