"Zemra" e Dhurata Dorës "thyen" rrjetin, 11 milion shikime në vetëm 3 ditë

"Zemra" e Dhurata Dorës "thyen" rrjetin, 11 milion shikime në vetëm 3 ditë
Me hitin e saj të fundit kënga e Dhurata Dorës ka “thyer” rrjetin në vetëm 3 ditë.

Në vetëm 3 ditë kënga e re e këngëtares nga Kosova në në bashkëpunim me reperin Soolking ka marrë mbi 11 milionë klikime në Youtube.

Padyshim që "Zemër" do jetë hiti i verës që do të pushtojë të gjitha klubet e natës dhe lokalet verore.

Në dy ditët e para të publikimin kënga mori rreth 7 milionë klikime një shifër mjaft e madhe për një këngë shqiptare.

Thuhet se pas këtij suksesi, ajo po përgatitet për të sjellë një këngë në gjuhën gjermane me qëllim për të hyrë në tregun e huaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/