VLLAZNIA/ Dinamo i shtyn “festën”, rikthimi në elitë vuloset ndaj Korabit 

VLLAZNIA/ Dinamo i shtyn “festën”, rikthimi në elitë vuloset ndaj Korabit 
Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Erzenit në Shijak. Junior, Tafili dhe Zeqaj shënuan te golat e fitores. Por të besuarit e trajneri Agim Canaj, nuk siguruan matematikisht rikthimin në Superiore.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 33 pikëve, 11 më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë, por fitorja e lezhjanëve ndaj Dinamos shtyu për javën e ardhshme rikthimin matematikisht të Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar.

Vllaznia pret në shtëpi Korabin e Peshkopisë, ku edhe do të zyrtarizojë edhe rikthimin në Superiore, një vit pas rënies nga kategoria.