Vendimi për krimet më të bujshme në Londër, depërtohet shqiptari i dënuar me 12 vite burg (emri+foto)

Vendimi për krimet më të bujshme në Londër, depërtohet shqiptari i dënuar me 12 vite burg (emri+foto)
Policia dhe drejtësia Britanike kanë goditur persona të konsideruar të rrezikshëm gjatë javës së fundit, pas disa ngjarjeve kriminale. Rreth 13 persona të cilët akuzohen për aktivitete kriminale janë dënuar dhe izoluar në qeli. Dënimet të ashpra janë dhënë për përdhunimin e një adoleshenteje, apo edhe dënimin e një gruaje për vrasjen e bashkëshortit, ndërsa fëmija e tyre luante  “Playstation”.

Teksa janë renditur ngjarjet e rënda dhe masat e marra ndaj përgjegjësve, mes tyre mediat britanike kanë përfshirë edhe vendimin e marrë karshi një emigranti të paligjshëm shqiptar, i cili ishte arrestuar me 9.5 kile kokaine në një rrugë të Londrës, sasi kjo që kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove. shqiptari Suad Sufaj, 26-vjeç ishte arrestuar nga policia, teksa po udhëtonte në rrugën Bowes Road, në Enfield, pjesa veriore e Londrës, më 26 shtator të vitit të kaluar.

Suad Sufaj

Brenda në makinë atij iu gjet 1 kg kokainë me vlerën e 120 mijë eurove.

Por në shtëpi iu gjetën edhe 8.5 kg të tjera, me vlerë afërsisht 1 milion euro.

Shqiptari u gjet fajtor për trafikimin dhe furnizimin me kokainë dhe u dënua nga Gjykata e Kingston me 12 vjet burg. Për dënimin, Sufaj do të depërtohet në Shqipëri.