Udhëtimi në det “pa traget”, Norvegjia zbulon projektin infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë

Udhëtimi në det “pa traget”, Norvegjia zbulon projektin infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë
Norvegjia është e njohur për peizazhin e saj natyror mahnitës, por edhe si një ndër vendet më të zhvilluara dhe me mirëqenien me të lartë në botë .

Si një vend i ftohtë dhe me akullnaja, gjire dhe male të thepisura, udhëtimi konsiderohet i vështirë.

Por për të bërë udhëtimin më të lehtë për qytetarët qeveria norvegjeze ka një plan fantastik përmes një projekt infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë.

Sipas këtij plani udhëtimi në det do të realizohet “pa traget”.

Plani përfshin ura dhe tunelin e shkëmbinjve më të thellë dhe më të gjatë në botë.

Tuneli do shpohet nën shtratin e detit dhe do ketë një thellësi prej 392 metrash, 27 kilometra i gjatë.

Zhvillimi i tuneleve lundruese që zhyten rreth 30 metra nën sipërfaqen e ujit, është pjesë e këtij projekti.

Organi qeveritar përgjegjës për projektin, synon të përfundojë ndërtimin e tuneleve të tilla deri në vitin 2050, ndërsa qeveria planifikon të ndërtojë më herët tri ura të ndërprera dhe 5 ura lundruese.