Tre luanët vuajnë ende në Shqipëri, “Daily Mail” kontakton Ministrinë e Turizmit

Tre luanët vuajnë ende në Shqipëri, “Daily Mail” kontakton Ministrinë e Turizmit
Mbajtja e kafshëve në kushte shumë të keqe në kopshtin zoologjik “Safari Park” në Fier dhe fotoja e luanit me syrin e nxirë bëri xhiron e botës, pas prezantimit nga “Daily Mail”.

Kafshët që mbaheshin të mbyllura në atë park u transferuan të Tiranë, nga ku do priteshin dokumentet që më pas të nxirreshin jashtë vendit, në një park që plotëson kushtet për mbajtjen e kafshëve.

Por edhe pse 6 muaj pas denoncimit, dokumentet për 3 luanët nuk janë plotësuar dhe ata vijojnë të rrinë në kopshtin zoologjik të Tiranës, që sipas “Daily Mail” edhe ai nuk plotëson kushtet për mbajtjen e kafshëve.

“Daily Mail” në një artikull të tij shkruan: Luani 12-vjeçar i quajtur Zhaku dhe 2 luanët e tij, pasardhës përkatësisht 8-vjeçar, Boby dhe Lenci janë duke iu vonuar qëllimisht dokumentet nga disa burokratë, që nuk i lejon të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re, jashtë Shqipërisë.

Që nga tetori ata janë mbajtur në kopshtin zoologjik të Tiranës, pasi u liruan nga një park kafshësh privat në Shqipërinë jugore, ku ata kequshqyeheshin dhe mbaheshin në kushte tronditëse.

Por “Mail Online” komunikoi me Ministrinë shqiptare të Turizmit dhe një zëdhënëse na tha se luanët mund të mbahen në kafazet e tyre të vogla deri në shtator.

“Pronari nga ku u morën kafshët është duke kërkuar kompensim në gjykata për humbjen e biznesit. Ai nuk dëshiron që kafshët të kthehen, por derisa çështja gjyqësore të zgjidhet, luanët nuk mund të largohen nga vendi.” /l.k./

Marrë me shkurtime nga “Daily Mail”